Këlliçi: Prençi ka dërguar si skuth në gjykatë dosjen e Veliajt pa përmendur emrin e tij

Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi është shprehur se hesapet e drejtësisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pronarin faktik të incineratorit dhe skemës 5D, nuk janë mbyllur, edhe pse drejtësia në nxitim e sipër kërkon ta nxjerrë atë të ‘pastër’.

Gjatë fjalës së tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, Këlliçi dha garancinë se pavarëisht përpjekjeve të prokurorit të Posaçëm, Dritan Prençi për ta dërguar dosjen e incineratorit të Tiranës në GJKKO, pa personin përgjegjës të saj, Erion Veliaj, është e dështuar.

Këlliçi për herë të parë artikuloi akuza ndaj prokurorit Prençi, se ka darkur me drejtorët e Veliaj, për llogari të mbylljes së hetimeve për këtë të fundit.

“Dritan Prençi vendose të çosh në gjykatë dosjen e incineratorëve. Dëgjove protestën, ne sot nisim punën me Veliajn, me ty Dritan Prençi, në shkelje flagrante të ligjit i kemi kërkuar aktet e dosjes pranë PD, sepse jeni palë në këtë çështje. Kanë çuar me vrap si skutha çështjen në gjykatë, pa emrin e pronarit faktik të incineratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Blushi iu nxori një vendim 2017, ku Veliaj me firmë e vulë i hap rrugë konsensionit pa vendim të Këshillit Bashkiak. Pasi 2 herë Ahmetaj e kishte kundërshtuar financimin e kësaj skeme, Shkëlqim Cani e kundërshtoi.  Veliaj i vuri gjoksin për t’i dalë zot kësaj pune.

Dritan Prençi që ka drekuar me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, për llogari të Veliajt. Dil e përgënjështeroje Këlliçin, për këtë që sa po thashë. Do ju tregojmë me detaje për dosjen e incienratorit dhe 5D,  dhe punës së gazetarëve të emisionit ‘Plug’, që mund t’i quajmë pa frikë ustallarë, që kanë zbërthyer vjedhjen e klontrollin e drejtësisë, të denjë për një individ, si Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …