Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka bërë thirrje që qytëtarët e Tiranës të bashkohen për ta rrëzuar modelin e vjedhjes se shkatërrimit të Shqipërisë, që ka ndërtuar kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, Muçollari tha se, që në ditën e parë të punës së tij në krye të institucionit vendor, Veliaj ka pasur si qëllim fuqizimin ekonomik të tij dhe vjedhjen e qytetarëve për të rritur pushtetin e tij në parti e jo vetëm.
Këtë, sipas Muçollarit, e bëri përmes parave të korrupsionit dhe lejeve të ndërtimit, të cilat ia dha një shpure të caktuar në mënyrë që këta të fundit t’i sigurojnë votat.
“Mbase se keni kuptuar po kjo godinë, merr e fut brenda një njeri që fitoi besimin e qytetarëve, e më pas ky njeri të nesërmen mendon njjë plan se si do pasurohet nga paratë e korrupsionit dhe leje të ndërtinmit, apo se si të krijojë një shpurë të re se si të sigurojë vota. Po atë ditë krijon raport me krimin e organizuar për të rritur pushtetin, mendon se si të blejë median e lirë, se si të korruptojë gjykaën. Vijnë këtu e ju gënjejnë, marrin para, fuqizohen për të marrë Shqipërinë. Model i parë dhe i bërë nga Rama, i tentuar nga ish-kryetari i PD, Basha.
Dhe më pas vjen ky individi këtu, e çfarë po bën? Po mendon të qëndrojnë në atë karrige se i është prishur plani i madh për të marrë Shqipërinë e partinë. Kemi mbaruar punë me Veliajn, ai është i dënuar tashmë, edhe nga drejtësia do dënohet. Problemi jonë është të shkatërrojmë këtë model dhe që përdor paratë e qytetarëve në mënyre abuzive për të marrë Shqipërinë. Kjo protestë, të jetë shembulli më i mirë se si shkatërrohet ky model, që të kemi një kryebashkiak që kujdeset për qytetarët dhe familjet e Tiranës”, tha Muçollari.