Një 14-vjeçar në qytetin e Vlorës është kapur me një armë zjarri dhe mbi 100 fishekë, të cilat i kishte fshehur poshtë një motomjeti.
Një prej nxënësve që frekuenton të njëjtën shkollë me të ka treguar se adoleshenti ishte problematik edhe me nxënësit e tjerë, madje mbante edhe thikë në shkollë.
Ai tregoi se në një episod 14-vjeçari është konfliktuar me vëllanë e tij dhe më pas i ka shtyrë gjyshin në momentin që ky i fundit ka shkuar për t’i ndarë.
“Valentino është ai që mori policia atë ditë. Ishte djalë i keq. Erdhi shtyu dhe gjyshin tim dhe bën gjëra të liga. Në shkollë zihet gjithmonë me shokët. Kam dëgjuar një shok që thotë se ai rri me biçak. Kishim frikë nga ai ndonjëherë. Në shkollë nuk kemi frikë se jemi me mësueset.
Isha me vëllain dhe do rregullonim biçikletat. Ai po zihej me vëllanë tim dhe unë thirra gjyshin. Ai shkoi për ta kapur dhe ai e shtyu gjyshin në tokë dhe iku me vrap”, tregoi ai.