Paloka: Qëndresa e demokratëve dhe vizioni i Sali Berishës, çelësi drejt fitores!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti fjalën e tij, duke vënë në dukje arritjet dhe sfidat e opozitës në kontekstin aktual politik. Ai theksoi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në favor të Partisë Demokratike dhe mbështetjen ndërkombëtare të fituar së fundmi.

Paloka vlerësoi rëndësinë e tre rezolutave të miratuara nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat dënojnë regjimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbështesin opozitën shqiptare. Ai argumentoi se këto zhvillime shënojnë fundin e epokës së Ramës, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Duke falënderuar strukturat e partisë për përkushtimin e tyre, Paloka vuri në dukje qendresën e demokratëve përballë sfidave të mëdha dhe përpjekjeve për përçarje.

Mblidhemi sot në këtë takim, në një situatë krejt tjetër nga mbledhja më e fundit e Këshillit Kombëtar.

Në pak kohë, gjërat kanë ndryshuar tërësisht në favorin tonë. Fitorja e presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara nuk solli thjesht kalimin e pushtetit nga demokratët te aleatët tanë të natyrshëm, Partia Republikane Amerikane, por, më e rëndësishmja, i dha një goditje dërrmuese armikut tonë të përbashkët, Xhorxh Sorosit.

Menjëherë më pas, tre rezoluta në dy javë, njëra më e rëndësishme e më domethënëse se tjetra: rezolutat e CDI-së, IPP-së dhe IDU-së, të cilat dënojnë me forcë narkoregjimin e Edi Ramës dhe mbështesin pa rezerva opozitën shqiptare, Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berishën.

Dua të kujtoj se partitë që përbëjnë këto tre grupime, të cilat kanë votuar këto rezoluta, drejtojnë sot botën demokratike, duke filluar nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara e deri te partitë popullore në Evropë.

Dua të përmend një detaj në këtë rast që mund të duket i vogël, por unë e konsideroj të rëndësishëm: Rama, i cili edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët është mësuar t’i ndërtojë mbi baza korruptive, u përpoq edhe këtë herë, me të gjitha mënyrat e tij, t’i bllokonte këto rezoluta, por, siç rezultoi, metodat e tij kësaj here dështuan përballë institucioneve dhe politikanëve me dinjitet.

Rama mori kështu sinjalin e qartë se koha e tij ka mbaruar tashmë, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Me këtë rast dua të përshëndes deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët u angazhuan në një aktivitet intensiv për informimin e partnerëve, gjë që solli dhe miratimin me unanimitet të të gjitha këtyre rezolutave.

Partia Demokratike arriti t’i mbijetojë luftës së egër që iu bë për eliminimin e saj prej grupit më malinj që funksionon sot në sferat e pushtetit, grupit Soros.

Nuk duhet të harrojmë sfidat që kaluam këto vite, për të mos lejuar realizimin e planit diabolik që synonte përçarjen dhe eliminimin e plotë të Partisë Demokratike dhe opozitës së vërtetë në Shqipëri.

Nga rithemelimi i Partisë Demokratike, te bashkimi edhe një herë i të gjithë demokratëve, rikthimi i simboleve dhe flamurit tonë e deri te rikthimi i plotë i reputacionit dhe mbështetjes ndërkombëtare për Partinë Demokratike.

Sot ne jemi një forcë që, nga lufta për ekzistencë, projektohemi qartazi dhe me bindje drejt fitores, dhe kjo falë qëndresës, sakrificave dhe qartësisë politike të shumicës së demokratëve, por, në radhë të parë, falë rezistencës, vendosmërisë, punës dhe lojalitetit të Sali Berishës, liderit të Partisë Demokratike”, u shpreh Paloka.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Veliaj të japë llogari për orgjitë që ka bërë në institucionin që drejton!

Aktivistja Adriana Kalaja thotë se, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhet të japë llogari për …