Aktorja: Ju policë s’kuptoni çfarë bëni, apo jeni të droguar si kryeministri?!

Juli Emiri, aktorja dhe aktivistja e cila prej kohësh proteston së bashku me qytetarë të tjerë përpara Bashkisë së Tiranës, bëri thirrje për reagim më të madh ndaj padrejtësive që u bën udheheqësia e këtij vendi qytetarëve të saj.

Në monologun e saj përpara institucionit vendor të kryeqytetit, në mesin e shumë protestuesve, Emiri tha se, policia nuk është e vetëdijshme për veprimet e saj ndaj qyettarëve, teksa iu referua protestës ku mbeti i djegur dhe i plagosur babai i saj, për shkak të dhunës policore.

“Ndërkohë që tjetri në këmbë e tjetri shtrirë po digjej i gjallë, si nuk reaguat? A jeni të vetëdijshëm se çfarë bëni more polici? Si ka mundësi që jeni të gjithë kaq kriminelë gjakftohtë, apo jeni të droguar si kryeministri e nuk kuptoni se çfarë bëni? Shihni një njeri që digjet dhe nuk reagoni, si ka mundësi që jeni kaq të ftohtë?!

Nuk ka mundësi si rroni, si fleni, çfarë mendoni? Si mos të dalë një polic në një numër kaq të madh, të jetë me ndërgjegje, e kuptoni se çfarë po bëni dhe kujt po i bindeni?! A ka një polic që del e jep një përgjigje. Një nga pyetjet më qesharake që babit i bëjnë, dhe babi im është shtrirë ende në fjalë, akoma nuk ecën. Njerëzit e mbrapshtë të këtij vendi, po ju thërret dhe një ndërgjegje më e lartë se kjo e imja, teksa bëj këtë monolog.

Sapo të shërophem e të çohem në këmbë do shkoj në protestë, mezi po pres, më tha babai. Një jetë kemi dhe të luftojmë për këtë. Çfarë siguriëe? Këtu s’ekziston siguria, polici është i pari që tenton të vrasë qytetarin.

Kur kërcënoheni duhet të luftoni më keq. Kurrës s’do mbyllem në shtëpi. Nuk jetohet jeta me këtë frikë”, tha Emiri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qindra mijëra tituj për Parashqevinë, asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën se nuk punonin aparaturat

Duke folur në forumin “Të Drejtat e Shkelura”, kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar …