Rama ka futur në një konflikt institucional Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë të konrolluar nga Sadushi. E gjitha kjo ka të bëjë me interpretimin e përfundimit të mandatit të kreut të Gjykatës Kushtetuese. Arsyeja e këtij konflikti ka të bëjë me kapjen nga Rama të Gjykatës Kushtetuese me kamikazët e tij para largimit të tij nga pushteti me 11 maj.
Rama po jep shenjat e para të largimit nga pushteti me 11 maj duke synuar që të kapë me njerëzit e tij më të besuar Gjykatën Kushtetuese pas shumë dyshimeve që ai ka për disa nga anëtartë e saj që janë zgjedhur po prej tij.
Rama kerkon të shpejtojë zëvendësimin e kreut të Kushtetueses përpara 11 majit sepse po e ndjen se ai mund të mos jetë më në krye të qeverisë pas zgjedhjeve.
Nëse do të kishte siguri tek fitorja e zgjedhjeve, Rama nuk do të nxitonte për zëvendësimin e kreut të Kushtetueses.
Holta Zaçaj nuk është e qartë për përfundimin e mandatit të saj dhe kërkon opinion nga Komisioni i Venecias. Sadushi është i paduruar dhe shpall vakancën për zëvendësimin e Zaçajt.
Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese parashikon që është pikërisht ky institucion që ka tagrin për të konstatuar vakancat në radhët e gjyqtarëve të saj.
Por, Sadushi e ka anashkaluar këtë detyrim ligjor, duke i dhëvë vetes tagrat që nuk i takojnë.
Në qëndrimin zyrtar të Sadushit nuk ka asnjë referencë kushtetuese dhe ligjore për të ndërmarrë një iniciativë të tillë.
Ai argumenton se e ka ndërmarrë këtë iniciativë, pra shpalljen e vakancës, për shkak se institucioni përgjegjës, Gjykata Kushtetuese, ka refuzuar të shpallën procedurën
Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 ka sqaruar sepse iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me atë që po ndodh me afatet për përfundimin e mandatit të saj.
Zaçaj tha se i është drejtuar Venecias, si një organ këshillimor.
“Kam funksionin e Kryetarit dhe të gjyqtarit, që është në pikëpyetje për të përfunduar. Pikërisht për këtë situatë iu drejtova Komisionit të Venecias, pasi vura në dijeni Gjykatën e Lartë, e cila, pa pritur shpalljen e vakancës nga Kushtetuesja, nisi procedurat, si organ i emërtesës”, tha Zaçaj. Kryetarja e Kushtetueses e konsideroi si të nxituar këtë veprim të Gjykatës së Lartë, ndërsa solli në vëmendje atë që parashikon Kushtetuta.
Në vijim ajo tha se iu drejtua mbledhjes së gjyqtarëve për të hequr çdo dyshim se po shpëtoja karrigen time, meqë jam edhe Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo mbledhje gjyqtarësh, unë nuk kam qenë e pranishme. Gjykata duhet të veprojë lirisht. Një mbledhje që del me votim ne e kemi si detyrim që të shpallim rezultatin. Mbledhjet për përfundimin e mandateve nuk zgjasin më shumë se 30 minuta”, tha Zaçaj.