Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI

𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈!

Këtë tani duhet ta dini si dielli që lind.

Çfarëdo që të ndodhë, ata janë bashkë.

Dhe do jua argumentoj.

Ministrat e Ramsit po i lëmë fare, se aty e keni gati përgjigjen.

“Po ç’i plas Ramës për ministrat?”

Ndaj po i shkojmë Ramsit drejt e te shtëpia.

Berisha denoncoi për vite Olsi Ramën, vëllain e Ramës, për Xibrakën dhe çështje të tjera.

𝗦𝗲 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈?

Denoncoi edhe çështjen e ABI Bank, ku në akuzat e tij futej Linda Rama.

𝗦𝗲 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗹𝗼𝗷𝗲̈𝗻?

Pastaj denoncoi edhe projekte e kontrata që, sipas tij, lidheshin me Rea Xhillarin, vajzën e Lindës.

Pra edhe vajza e gruas pjesë e lojës?

Po prit, se s’ka mbaruar.

Denoncoi edhe Armand Frangun, baxhanakun e Ramës, për tendera e para publike.

Domethënë, për të na bindur sa më mirë se janë bashkë, Berisha ia mori Ramës familjen me radhë.

Vëllain.

Gruan.

Vajzën e gruas.

Baxhanakun.

𝗦𝗲 𝗸𝘂𝗿 𝗷𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗱𝗶𝗸𝗲̈, 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝗻 𝗶𝗮 𝗺𝗲𝗿𝗿 𝗺𝗲 𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲̈?

Po kur ai që qenka “bashkë” me ty të denoncon vëllain, gruan, vajzën e gruas dhe baxhanakun, duhet goxha fantazi për të na shpjeguar si dreqin qenkan bashkë.

Po prit se kemi harruar edhe dhëndrin e Berishës.

Jamarbër Malltezin.

Atë e arrestuan në Rinas.

Me atë arrestimin shtazarak që e pamë të gjithë.

Dhe nuk e mbajtën dy net sa për fotografi.

𝗣𝗹𝗼𝘁 𝟯𝟭 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗯𝘂𝗿𝗴.

Pastaj e kaluan në arrest shtëpie.

Ndërkohë iu vunë në sekuestro preventive edhe pasuri të tij.

Pra loja qenka edhe më e rafinuar.

Berisha i denoncon Ramës vëllain, gruan, vajzën e gruas dhe baxhanakun.

Në krahun tjetër i arrestohet dhëndri Jamarber Malltezi, bën 31 ditë burg, kalon në arrest shtëpie dhe i sekuestrohen pasuri.

𝗦𝗲 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗹𝗼𝗷𝗲̈𝗻?

Dhe pastaj vjen qershia mbi tortë.

Berisha bëri 333 ditë arrest shtëpie.

𝗣𝗹𝗼𝘁 𝟯𝟯𝟯 𝗱𝗶𝘁𝗲̈.

Edhe ato, kuptohet, i bëri se ishte bashkë me Ramën.

Njëri në Kryeministri.

Tjetri 333 ditë brenda në shtëpi.

𝗦𝗲 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗹𝗼𝗷𝗲̈𝗻?

Kjo teori është fantastike.

𝗡𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗳𝗮𝗸𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗲 𝗿𝗿𝗲̈𝘇𝗼𝗻.

Po heshti Berisha, janë bashkë.

Po foli, teatër.

Po denoncoi vëllain, teatër.

Po denoncoi gruan, teatër.

Po denoncoi vajzën e gruas, teatër.

Po denoncoi baxhanakun, teatër.

Po i arrestuan dhëndrin, teatër.

Po bëri dhëndri 31 ditë burg, teatër.

Po i sekuestruan pasuritë, teatër.

Po bëri Berisha 333 ditë arrest shtëpie, edhe kjo teatër.

Pra, sa më shumë zihen, aq më shumë qenkan bashkë.

Sa më shumë godasin njëri tjetrin, aq më e fortë qenka marrëveshja.

Sa më shumë humbet njëri, aq më shumë provohet se paska bërë pazar me tjetrin.

𝗦𝗲 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲 𝗽𝗮𝘀𝗸𝗮𝗻 𝗹𝗼𝗷𝗲̈𝗻?

  1. Scriptum

Edhe kjo është e bukur.

Rama mund të ketë pasur interesin e vet që Berisha të goditej.

Dakord.

Po që të fitonte Rama, duhej të humbte Berisha.

Vulën.

Partinë.

Lirinë.

Dhe dhëndri duhej të bënte 31 ditë burg e të kalonte pastaj në arrest shtëpie.

Pra

𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗻.

𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗵𝘂𝗺𝗯𝗲𝘁.

Dhe kjo qenka prova se…

𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈?

Ore, edhe sikur njëri t’i marrë tjetrit shtëpinë, makinën dhe portofolin, prapë do dalë ndonjëri e do thotë

Mos u gënjeni!

Ata janë bashkë.

𝗦𝗲 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗹𝗼𝗷𝗲̈𝗻?

Mos u gënjeni, 𝗦𝗛𝗣𝗘𝗡𝗗𝗘̈𝗧 e bukur të shqipes.

About Krye Redaktor

Check Also

Në skajin e fundit të botës: Shqiptarët e Alaskës, jeta dhe ëndrra e tyre e heshtur amerikane

Nga Beqir SINA Nëse udhëton drejt veriut të egër të Amerikës, atje ku toka ngrin …