Izmira Ulqinaku, anëtare e asamblesë së PD, në një deklaratë për shtyp ka përcjellë problematikën me mungesën e energjisë eleketrike në zonën e Shkodrës që prej orës 11:30 të ditës së sotme.
Ajo është shprehur në deklaratën e saj 4 kabina elektrike në disa lagje janë djegur dhe OSHEE nuk ka marrë asnjë masë jo vetëm për situatën por prej vitesh nuk kanë vënë dorë.
Deklarata
Te nderuar bashkeqytetar te shkodres,
Gjysma e Bashkise Shkoder ndodhet sot ne erresire te plote, pa energji elektrike.
Mijera qytetare, pleq, femije, te semure, ne keto dite te ftohta dimri, jane ne veshtiresi duke mos patur vemendjen e Instancave shteterore.
Sot qe ne oren 11:30 nënstacioni i Draçinit dhe 4 kabina elektrike në disa lagje të qytetit janë përfshirë nga zjarret.
Ky dem madhor ekonomik e psikologjik per familjet shkodrane, vjen si pasoje e vjedhjeve dhe keqmenaxhimit nga Qeveria e Edi Rames.
Oshee Shkoder pergjate viteve te fundit ka patur ne vemendje punesimin e sa me shume patronazhisteve, te cilet nuk jane profesioniste, madje nuk paraqiten asnje dite ne pune. Mungesa e theksuar e stafit te kualifikuar ka lene mangesi ne kontrollet periodike te kabinave dhe nenstacioneve.
Perhere Drejtoria e Oshee ka shperndare urdher per kontrolle vjetore te nenstacioneve duke i pastruar dhe zevendesuar pjeset e amortizuara.
Kjo gje nuk ka ndodhur, prandaj sot kane shperthyer flaket nga 4 anet e Shkodres.
Vitet e fundit kjo drejtori eshte perqendruar ne vjedhje tenderash, shkarkime nga detyra te profesionisteve dhe punesime partiake.
I bej thirrje Drejtorit te oshee shkoder, te kerkoje ndihme ne drejtorite e tjera rajonale, per te asistuar ne riparimin e menjerhershem demit. Qytetaret te cilet e paguajne me shtrenjte se te gjitha vendet e rajonit energjine elektrike, kerkojne zgjidhje.
Dikush duhet te mbaje pergjegjesi, dhe keto jane eproret e etur per pushtet e para.