Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin që po zhvillon me pensionistët e Elbasanit u shpreh se tre rezolutat deklarojnë se Shqipëria i ka zgjedhjet fasadë, se Shqipëria është narkoshtet, se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë.
Berisha tha se, ne kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por detyrën e shtëpisë duhet ta bëjmë vetë. Dhe kjo detyrë bëhet kur bëhemi së bashku, kur bashkohemi sa më shumë për të dalë nga kjo e keqe.
“Pra unë besoj se është shumë e rëndësishme që ne të ulemi me çdo njeri, të bëjmë këtë bisedë, të flasim për gjendjen tonë se përndryshe zi e ma zi.
Përndryshe varfëri mbi varfëri të provokuar nga qeveria, e cila ka për detyrë kryesore të ndihmojë qytetarët, prosperitetin e tyre, begatimin e tyre.
Asnjë socialist pensionist nuk duhet të tolerojë, nuk mund të pranojë një politikë të tillë.
Kjo sjell largimin masiv të të rinjve.
A mundet prindi pensionist të mbajë djalin e papunë? Jo, ik bir i thotë, paç fat, gjej fat ku të mundesh.
Këtu nuk të mbaj dot, i biri duhet të gjejë punë, po i biri nuk mund të gjejë punë. I biri nuk mund të mendojë me ble një shtëpi.
I keni parë ju kullat në Tiranë? Pyesni sa përfitojnë nga këto kulla.
Ato janë bosh të gjitha sepse droga, trafiku i blen me kate.
Po çfarë ndodh? Ato kanë rritur çmimet, e kanë bërë apartamentin mollë të ndaluar për fëmijët tanë. Duhet të punojë nga 70 deri 100 vjet për të blerë një apartament në Tiranë.
Normale është që një i ri të ëndërrojë të ndërtojë të ardhmen aty ku është më mirë, po në Tiranë nuk prek dot asnjë çmim.
Pra, prapë rrokullisjen e sjell varfëria.
Dhe ne çfarë pësuam? Ne pësuam pakësimin, zbrazjen më të madhe të këtij vendi në histori.
Në 9 vitet e Edi Ramës, janë larguar nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë.
Gjenocid është kjo sepse ke përdorur varfërinë ti.
Edhe përpara kanë lëvizur, por deri në vitin 2013, Shqipëria po rritej në numër, nuk rritej shumë, por po rritej.
Dhe tani një rënie katastrofale dhe kjo rënie është rrezik ekzistencial për ne.
Ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë një politikë të veçantë demografike dhe do arrijmë kthesën.
Kthesa nuk arrihet menjëherë, do një paketë të fuqishme, por do bëjmë gjithçka.
Ndaj dhe duhet të krijojmë të dashur miq frontin më të gjerë për t’u ndarë me këtë diktaturë.
Diktaturat, normalisht përzihen me armë, siç ia bënë në Siri atij diktatorit, por përzihen edhe me mosbindje civile.
Ne jemi të mosbindjes civile. Ne arritëm ta fusim në rreth të kuq Edi Ramën. Ju i patë tre rezolutat, tre rezolutat deklarojnë se Shqipëria i ka zgjedhjet fasadë, se Shqipëria është narkoshtet, se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë.
Pra, ne kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por detyrën e shtëpisë duhet ta bëjmë vetë.
Dhe kjo detyrë bëhet kur bëhemi së bashku, kur bashkohemi sa më shumë për të dalë nga kjo e keqe.
Ju faleminderit shumë dhe unë kam besim të madh, të mos harrojmë se është radha jonë.
Nuk duhet ta humbasim kurrë këtë radhë.
Do fitojmë!