“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ajo ka treguar me detaje se si e ka gjetur Parashqevi Simakun në një stacion treni, teksa ka rrëfyer dhe çfarë kanë komunikuar së bashku.

Shqiptarja ka treguar se në një moment e ka gjetur Simakun teksa flinte sipër valixhes dhe polici i binte me shkelm valixhes që të ngrihej e largohej nga aty.

Tata tha se kishte komunikuar me Elton Ilirjanin dhe më pas kanë vendosur që ta cojnë në një hotel. Aty Simaku u ka treguar se kishte nevojë të flinte, pasi kishte 10 vite që nuk kishte fjetur në krevat.

“Ajo nuk qëndronte tek rrjedha e personave që rrinte në trena. Nuk e zgjova nga gjumi. Aty u tmerrova që e pashë të flinte mbi valixhe. Vjen një polic dhe i bie valixheve të saj me shkelma. Dhe polici i tha “çohu”. I thashë mos e prek me dorë, është kushërira ime. Polici kishte vite që e shihte dhe e dinte se kush ishte. Unë i thashë “do të vish me mua”.

E kam çuar në një restorant aty afër dhe shkova të porosisja ushqimin. Kërkoi mish dhe tha se kam mall nga Shqipëria. Herë më fliste shqip e herë anglisht. Nuk pranonte që jetonte aty poshtë, aq krenare. Unë e kuptova që jetonte si e pastrehë”, tregoi ajo.

About Krye Redaktor

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …