Minatorët sërish në protestë para Kryeministrisë!

Minatorët zhvilluan sot protestën e radhës përpara kryeministrisë. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta; miratimi i statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa këto që janë shpalosur edhe në protestat e mëparshme.

“Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja.

Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët.

Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13, që është kundër nenit 79, i cili është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj iu bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit, që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13, që janë kundër nenit 79.

Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë”, tha një nga minatorët.

About Redaksia

Check Also

Kuçana: Rama dhe Veliaj po uzurpojnë pronën e Universitetit të Tiranës ku janë 30 mijë studentë!

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana Studentët shqiptarë, bijat dhe bijtë tuaj, do …