Si i grabit 5 milion euro Balluku vetëm me një firmë, Bardhi denoncon skemën abuzive

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku se ka grabitur 5 milionë euro me vetëm një firmë.

‘Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro!’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i Bardhit

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!

About Redaksia

Check Also

Janë thjesht banditë me uniformë që po bëjnë çdo veprim kriminal për mbrojtjen e regjimit!

Nga Adriana KALAJA Pamjet tejet e rënda të para mbrëmë gjatë protestës, lidhur me dhunën …