DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA
Znj. Esmeralda Keshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në vitin 2019 si anëtare magjistrate të këtij Këshilli. Ajo vinte në KLP në vitin 2019 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Pas përfundimit të mandatit si anëtare e KLP-së, është emëruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila për nga pozicioni organizativ është një prokurori më e lartë dhe me rëndësi strategjike më të madhe se Prokuroria ku ushtronte detyrën para emërimit në KLP.
Përveç të tjerave, në nenin 60 pika 7 e Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, sanksionohet se:
“7. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandate”.
Pra sa më sipër, emërimet e të dy këtyre prokurorëve, ashtu edhe si shumica pas vitit 2017, janë bërë me qëllim kapjen e sistemit, nëpërmjet magjistratëve, që janë pjesë osë mbështetës të Partisë Socialiste.
Kështu, Esmeralda Keshi, njihet si prokurorja e Dibrës që mbylli dosjen 184, e për këtë arsye, u “gradua” në mënyrë antiligjore nga Ulsi Manja e të tjerë.
Po ashtu, në kundërshtim me nenin 60, të Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në përfundim të mandatit të saj të përkohshme si anëtare e KLP-së, emërohet jo vetëm për t`i shërbyer bandës rilindase por edhe për të shfaqur një sjellje armiqësore dhe antiligjore ndaj të gjithë protestuesve në cështjet e të cilëve kësaj prokuroreje i takon të jetë .
Kjo po ndodh në rastin e anëtarit të Partisë Demokratike Thumanë, Sokol Bushkolaj, i cili është i arrestuar për protestën e datës 28 maj para Bashkisë Tiranë, dhe mbahet në burg me veprime arbitrare dhe të kundraligjshme, duke mos i mbyllur dosjen e cuar në gjykatë.
Prokurorja e rilindur nga Ulsiu, nuk e sheh të arsyeshme të marrë në konsideratë as faktin se Sokoli, përveçse proteston për të drejtat e tij kushtetuese, është kryefamiljar, me katër fëmijë dhe gruan e papunë.
Lidhur me këto veprime në kundërshtim me detyrën, antiligjore dhe arbitrare të prokurores Keshi, i jemi drejtuar me një ankesë Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
U bëjmë thirrje këtyre organeve, të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të ndëshkojnë cdo shkelës dhe abuzues të ligjit.