Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA

Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të urdhëruar nga Partia Socialiste, po vazhdojnë të marrin të dhënat personale të shtetasve të diasporës për qëllime elektorale. Këto ditë është intensifikuar në institucionet publike të qarkut Vlorë, drejtor me lista në duar që i bëjnë presion administratës.

Ky formular me 8 rubrika, kujtdo që ua jep, duhet ta mbani si provë krimi. Dhe ai që ua jap, do trajtohet si kriminel elektoral.

Ky formular përbën shkelje të rënda të ligjit dhe cënon rëndë parimet e së drejtës për mbrojtjen e jetës private.

Grumbullimi pa pëlqimin paraprak të këtyre të dhënave dhe pa u legjitimuar për arsye që lidhen me kërkesa të shtetasve, është prova e partisë shtet dhe e shkeljes së ligjeve

Bazuar në nenin 35 të Kushtetutës, gjithashtu në nenin 6 të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në Konventat Ndërkombëtare dhe Rrugulloren e BE për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR), ndalohet kategorikisht mbledhjen e të dhënave të individeve.

Kriminelët elektoral nuk mund të fshihen pas partisë, dhe faktit që ende nuk është zyrtarisht fushatë elektorale sepse jeni duke shkelur ligjin dhe pa qënë fushatë.

Askush nuk do ju mbrojë para ligjit!

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …