Noka: Drejtori i IMVT në Bashkinë Kamëz po trysnon sipërmarrësit për vota!

Sekretari iPërgjithshëm iPD, Flamur Noka ka denoncuar publikishtmpërmes një postimi në Facebook, presionet elektorale të ushtruara nga administrata në Bashkinë Kamëz. Ai akuzon Jeton Danin, drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimit në këtë bashki, për përdorimin e detyrës së tij për të ushtruar trysni mbi sipërmarrësit dhe familjet e tyre në këmbim të votës. Noka thekson se këto veprime përbëjnë terror elektoral dhe synojnë manipulimin e procesit zgjedhor.

Postimi i plotë

Vijojnë denoncimet për terrorin elektoral nga ana e punonjësve të adninistratës. Jeton Dani është drejtor i #IMVT (Inspektoriati i Ndërtimit) në Bashkinë Kamëz dhe njëkohësisht i ngarkuar me punë si terrorist elektoral, për të trysnuar sipërmarrësit e zonës dhe familjarët e tyre për ndërtimet, në këmbim të votës.

Gjithashtu në #Kamëz janë shtuar presionet për votat nga diaspora. Qytetarëve dhe bizneseve u kërkohet me ngulm që të njoftojnë adresat e familjarëve të tyre që ndodhen në mërgim.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …