Skandali! Bashkia e Durrësit, 3.1 milionë euro fonde për një palestër dhe…

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar masakrën financiare që po ndodh në bashkinë e Durrësit që drejtohet nga Emiriana Sako e PS-së, e cila me procedurë të kufizuar ka ë dhënë 3.1 milionë euro për disa suvatime dhe ndërtimin i një palestre tek gjimnazi i Manzës.

Sipas Tomorrit, justifikimi për këto kontrata skandaloze, vazhdon të jetë ende tërmeti.

Ai i ka bërë thirrje dhe SPAK-ut që të mbyllë sytë e veshët përballë kësaj masakre financiare që po ndodh në bashkinë e Durrësit.

Image

‘SPAK-u mund ta bëjë veshin e shurdhër sa të dojë, por ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit në Durrës është një masakër financiare e dhunshme.

Gjakderdhje.

Janë prokuruar me qindra milionë euro kështu.

Shikoni si nuk lënë as qindarkën e fundit.

Dhe sa të djallëzuar janë, pale.

Ndërtimi i gjimnazit te ri Manzës thonë. Gjimnazi është i ndërtuar, këta do bëjnë thjesht suvatime dhe një palestër shtesë. 3 milionë e 115 mijë euro.

Ka 6 vjet tërmeti që ka rënë dhe aty bëhen tenderat me pazare në tavolinë’, shkruan gazetari Klodian Tomorri në Facebook.

 

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …