Atentat në Vlorë, plumba ndaj Kevin Hajrullës, plagoset dhe një i mitur

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” të Vlorës.

Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla, i cili ka qenë duke kaluar me automjet pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt tij.

Kevin Hajrulla ka mbetur i plagosur, teksa plumbat kanë kapur edhe një të djalë të vogël, i cili ndodhej në vendin e gabur dhe në momentin e gabur. Mësohet se i mituri po shiste fruta-perime pranë vendit të ngjarjes.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një numër të lartë gëzhojash.

Burime bëjnë me dije se pas atentatit është gjetur duke u djegur një automjet në fshatin Panaja, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, makina e shënjestrës Kevin Hajrulla, është bërë “shoshë” nga plumbat.

   

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …