Berisha: Ligjin e përdorimit të drogës që duan ta kalojnë me urgjencë në Kuvend do ta kundërshtojmë me forcë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar se, do e kundërshtojmë me forcë ligjin e përdorimit të drogës që duan ta kalojnë me urgjencë në Kuvend.

“Në mënyrë antiligjore, sjellin tani ligjin e përdorimit të drogës në parlament. De facto i përdorimit të drogës, kështu është i mbuluar me substancat psikotrope.

Ne, atë ligj do e kundërshtojmë me forcën më të madhe.

Të studiohet dhe të gjejmë ligjet më serioze të mënyrës së përdorimit farmaceutik të kanabiolit.
Të identifikojmë vendet dhe praktikat, nuk e kam parasysh por edhe mund të jetë se si produkt farmaceutik mund të ekzistojë, por në tërësi në mënyrë absolute studimi i vjetshëm më i gjëri i bëri nga Universiteti i Harvardit, i akuzon produktet e kanabisit që janë mbi 50, të cilat thotë studimi mund të kenë efekte shumë negative.

Midis të tjerash është gjetur se ka katërfishuar skizofreninë. Studim shumë serioz danez.
Ku është droga, është krimi.

Ky tani, në vend që të bëjë një diskutim, në vend se të thërrasë mjekët, etj, e marrin dhe e kalojnë si kaçakë në parlament dhe duan ta fusin nesër me urgjencë që të votohet.

Si mundet? Po këta nuk kanë asnjë lloj standardi.

E thotë Bibla, njerëz pa cilësi. Do përdorim këta termin e Biblës për ta, njerëz pa cilësi, etiketimi më i saktë, në pamje të parë më i njerëzishëm, por në fakt më shkatërrimtar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Të shtëna me armë në Vlorë, ka të plagosur

Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person ka mbetur …