Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij, narkoministrave, hajdutë të tij.
“Ju qëndruat për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj. Sepse, e patë që nuk u arrestua kryehajduti i inceneratorëve, Edi Rama, por arrestuan Sali Berishën, sepse denoncoi çdo ditë inceneratorët.
Nuk u arrestua lubi Balluku, që ndan ndërtimin e 13 kilometrave rrugë në 14 kontrata, por u arrestua
Berisha që denonconte vjedhjet e saj çdo ditë.
Nuk u arrestua Erion Veliaj, që vidhte me modelin 100% me kompaninë e tij 5D, por arrestuan Sali
Berishën 10 vite pa asnjë pushtet.
Prandaj, qendresa e ‘Rrugës së Shpresës’ është leksioni më i madh për shqiptarët. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton ne, shqiptarëve, se nuk dorëzohemi kurrë. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’, na rikujton, se çdo sulm na bën vetëm më të fortë. Por mbi të gjitha, qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton se shqiptarët mund të triumfojnë edhe në kushtet më të vështira.
Mos harroni, miqtë e mi. Vitin e izolimit të liderit të opozitës, ky vit që duhet të ishte më i keq për ne, opozita siguroi fitoret më të mëdha. Nga ‘Rruga e Shpresës’, e fetuam bashkimin e demokratëve.
Nga ‘Rruga e Shpresës’, ne siguruam flamurin e partisë, flamurin e partisë e grabitur nga mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.
Nga ‘Rruga e Shpresës’, mediat më të rëndësishme të planetit treguan të vërtetat e narkodiktaturës në Shqipëri. Erdhi Rai 3, tek ‘Rruga e Shpresës’, erdhën miq nga Gjermania, Italia dhe vende të tjera, dhe folën së bashku me ju.
Me qëndresën tuaj, ne siguruam 3 rezoluta që na dhanë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që një forcë politike ka patur ndonjëherë. Dhe siç e patë vetë, dje, edhe vet të dërguarit e Xhorxh Sorosit, që kërkuan të bëjnë qokat e fundit, me çudi nuk përmendën barin, por as dhe non gratën, por shkruajtën disa rreshta, krejtësisht të shkuara.
E gjitha kjo, falë jush, qendrestarëve dhe qendrestareve, shumica cilësore e kombit shqiptar.
Sot, ne jemi një realitet krejt tjetër nga ai që ishim një vit më parë. Qëndresa juaj transformoi fatet e vendit. Sakrifica juaj e 333 ditëve është inspirim. Unë ju falëndroj me ëpruljen më të madhe për vendosmërinë tuaj, për guximin që paraqitët ndaj çdo presioni dhe shantazhi.
Të dashur miq, në 333 ditë, ju e shndërruat ‘Rrugën e Shpresës’ në tribunën më të zjarrtë të fjalës së lirë, në parlamentin e fjalës së lirë, në platformën e kauzës së drejtë të mbrojtjtes së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar.
Në arenën më të madhe të akuzës dhe gjykatës publike të narkoregjimit të Edi Ramës, ministrave, organizatave të tij kriminale, Skrapit dhe mafies ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit, duke akuzuar dhe arrestuar për korrupsion, Sali Berishën, pa asnjë provë, fakt, apo dokument, por vetëm e vetëm se, denoncova vjedhjet e papërmbajtura të Edi Ramës, qeveritarëve, skapistëve, zyrtarëve të tij. Denoncova korrupsionin transnacional të McGonigalëve dhe të tjerëve me imunitet diplomatik.
Ata menduan se fituan betejën, se shpëtuan, por në të vërtetë, në ‘Rrugën e Shpresës’, zëri i Sali Berishës u qindfishuan.
Nga zëri juaj guximtare e guximtarë në tribunën e ‘Rrugës së Shpresës’, nga e cila 333 ditë u denoncuan, si në asnjë tribunë tjetër në Europë dhe në botë vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij, narkoministrave, narkozyrtarëve, hajdutë të tij. Por edhe korrupsioni i të gjitha formave i korruptokratëve me imunitet ndërkombëtar”, u shpreh Berisha.