Qindra mijëra tituj për Parashqevinë, asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën se nuk punonin aparaturat

Duke folur në forumin “Të Drejtat e Shkelura”, kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar dhe mediat për mënyrën e tyre të punës. Sipas Berishës, gjatë ditëve të fundit janë bërë mijëra tituj për Parashqevi Simakun, por asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën sepse nuk punonin aparaturat e kancerit të gjirit.

“Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq.

Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez.

Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.

Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim.

Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë.

Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët.

Mirëpo është diktaturë me dy fatkeqësi, fatkeqësia e madhe janë gjithë pasojat e saj.

Fatkeqësia e dytë është sepse kjo diktaturë në mënyrë ose një tjetër, injorohet.

Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë.

Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje.

Pra, ka këtë problem madhor. Kohë shumë e vështirë, të jemi realistë, për të drejtat e njeriut sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …