Berisha: Rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët

Lideri i opozitës, Sali Berisha pasi falenderoi qëndrestarët e “Rrugicës së Shpresës” tha se, unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë.

“Këtë lloj mjedisi politik, Edi Rama e kishte parashikuar për të gjithë vitin që po hynte.

Edi Rama vetë në çdo televizion, ndërsa për opozitën vetëm Facebook.

Unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë.

Premtimi im për fitore nuk u lëkund asnjë çast të vetëm, as edhe besimi im.

Por duhet pranuar.

Përballesha me një vështirësi të madhe dhe nuk e kam fjalën, me arrestin e shtëpisë. Vështirësia e ishte se me liderin e opozitës të arrestuar, Shqipëria rrezikonte të zhytej në frikë. Kjo frikë fare lehtë mund të hynte në shtëpinë e çdo shqiptari, kjo frikë mund të perhapej si epidemi, se kur shkelej ligji, kushtetuta dhe arrestohej Berisha pa asnjë provë, çfarë mund të bëhej me qytetarin e thjeshtë.

Kjo frikë miqtë e mi, do të katandiste Shqipërinë në fillim të atij viti, në një Tunizi të dytë në mes të Europës.

Mirëpo diçka e mrekullueshme ndodhi vetëm dy ditë më vonë. Diçka që tejkaloi çdo plan që kisha përgatitur për rezistencë. Diçka që parandaloi Shqipërinë që të kthehej në republikën e frikës.

Në datën 2 janar vetëm 2 ditë pas arrestimit tim, dëgjoj nga poshtë ballkoni brohorima. Dal në dritare dhe shikoj ju, qëndrestarë të pamposhtur. Dëgjoja brohorimat tuaja si hungërima luanësh dhe aty unë e kuptova; po ku i tremb gjë shqiptarët.

Ku i tremb gjë në botë demokratët.

Kush do ti trembe shqiptarët, Edi Rama.

Kush do ti trembe shqiptarët, Irena me 5 mbiemra, apo Dumani mercenar.  Jo mor kurrë.

Shqiptarin e vërtetë nuk e tremb asgjë. Ja pse ju u mblodhet atë ditë ndonëse ishte një ditë pushimi, pas ndërrimit të viteve. Ja pse ju u mblodhët spontanisht atë ditë ndonëse bënë përpjekjet më ekstreme për tu frikësuar, për tu zbrapsur, për t’ju shtyrë që të dorëzoheshit.

Ja pse rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju të rinjtë, te reja, burra dhe gra, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët, kur ishin ditët më të zeza për demokratët.

Prandaj dhe vetëm pak ditë më vonë, atë rrugë ju e inaguruar si Rrugën e Shpresës.

Dhe sot 333 ditë më vonë në këtë numër të bekuar, qëndresa e rrugës së shpresës ka siguruar vendin e saj në histori të qëndresave të mëdha shqiptare.

Heronjë të vërtetë shqiptarë, qëndrestarë të pamposhtur. 333 ditë qëndruat çdo natë në ditët më të acarta, nën stuhitë më të forta, nën diellin përvëlues ju qëndruar. Ju qëndruat jo për interes, jo për servilizëm ndaj kryetarit se ju kishit gjithë botën që ju thoshte, dilni kundra tij.

Por ju qëndruar për të vërtetën, qëndruar për pluralizimin, ju qëndruar sepse frikën dhe presionin nuk do ta pranoit kurrë.

Ju qëndruar për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj”, u shpreh Berisha,

About Redaksia

Check Also

Atentat në Vlorë, plumba ndaj Kevin Hajrullës, plagoset dhe një i mitur

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” …