Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Demokraci, Akil Kraja, ka mbajtur fjalën e tij në forumin “Të Drejtat e Shkelura”, ku pjesë e tij ka qenë edhe kreu i PD, Sali Berisha.
Kraja tregoi qartazi se qëllimi i këtij fondacioni është krijimi i një rezolute, dokumenti për ti treguar donatorëve me axhenda specifike e ndonjëherë axhenda Soros, se komunitetet lokale, punonjësit e shkollat kërkojnë një tjetër qasje të drejtash.
“Në shqipëri është e vështirë të thuash për herë të parë se kalon në propagandë e abuzim, por për Fondacionin për LIRI Demokraci është hera e parë që ne qrrijmë të bëjmë një federatë kauzash, historisht, oragnizatash të tilla ku në themel kanë të drejtat. Në shqipëri është e rëndësishme cështja e të drejtave sepse në 30 vitet e fundit të drejtat ne mendonim që do të promovoheshin nga një shoqëri civile e cila sipas përkufizimit është jopolitike dhe jofitimprurëse.
Organizatat janë kthyer në qëllimin e vetëm për të egzistuar si fitimprurëse dhe shumë organizat janë kthyer në shërbim të axhendave qeveritare. Shpesh organizatat janë të luftuara dhe të paragjykuara sepse besonit në një seri vlerash, si e drejta e sipërmarrjës e drejta e familjes, e arsimit cilësorë jo të kriminalizuar, shërbimit policirë që i shërben komunitetit dhe jo ndëshkimit.
Ne jemi në një betejë ku jemi përbashkues, të drejtat të artit trashëgimisë dhe çdo fushe.
Ky takim për ne është hera e parë ku qëllimi është të krijojmë një rezolutë dhe dokument që t’i themi donatorëve, të cilët ndjekin axhanda specifike, axhenda Sorros ndonjëherë, e t’i themi që komunitete lokale, të drejtat lokale, punonjësit e sipërmarjeve e shkollave e godinave kërkojnë një tjetër qasje”, tha Kraja.