Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte mes atyre që për çdo mbrëmje mblidheshin poshtë dritares tek rruga e shpresës për të dëgjuar mesazhin e rradhës për 333 netë me radhë.

Në këtë mision ata kanë merita të pazëvendësueshme. Janë njerëz që kanë qenë në atë parti që nga themelimi, ndoshta të njëjtit që dhe në vitet e vështira 97-98 shoqëronin doktorin për çdo ditë në protestat e tij.

Ata nuk dalin në TV, nuk rrahin gjoksin. Për çdo ditë, dimër apo verë, ftohtë apo shi, ata ishin atje, si dëshmi se PD  nuk shuhet, se “doktori” në misionin e tij nuk është vetëm.

Sali Berisha nuk do fliste gjatë,  sot ishte dita e tyre. Jo më kot mbrëmjen do e niste duke cituar biblën “Në krye të radhës kam kënaqësinë e veçantë të ju kujtoj se në librat e shenjtë, në kuptimin biblik, 333 është numri i shenjtë i cili lidh trininë Atin-Të Birin dhe Shenjtin dhe do të thotë, plotni, përsosmëri hyjnore për shërbimin ndaj të vërtetës, nuk e meriton kush më shumë se ju këtë numër”. Një mesazh domethenës….

Përveç qëndrestarëve të kahmotshëm, ishin me qindra të rinj të forumit rinor të Partisë Demokratike ata që i kanë dhë shpresë kësaj qëndrese të pashembullt.

Ata nuk e braktisën e Berishën, por dhe ai nuk i braktis ata. Që nga fillimi i dhjetorit, Berisha ka hyrë në hullinë e punëve politike dhe dihet se dita për të ëshët shumë e shkurtër. Por trokitja e gotave për një vit të mbarë do të fillonte pikërisht me ata. Me qëndrestarët e “Rrugës së Shpresës”, dhe jo vetëm në shenjë falënderimi e mirënjohje.  Ishte një mesazh se ai, Berisha,  asgjë nuk harron, askënd nuk braktis.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

©

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …