Mbyllen hetimet për 3.4 milionë eurot në “Toyota Yaris”, Taulant Balla nuk preket

SPAK ka publikuar akuzat për të implikuarit në dosjen Toyota Auris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”.

Mësohet se zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.

Radovan Cela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm. Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor. Dosja pritet të kalojë për gjykim.

Për dosjen Toyota Yaris janë marrë të pandehur 4 persona, mes të cilëve edhe Aurel Zarka. Zarka akuzohet për disa vepra penale. Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.

Kujtojmë se në këtë aktivitet të paligjshëm është përfshirë edhe deputeti i PS, Taulant Balla, i cili akuzohet për 3.4 milionë euro që u kapën në Portin e Durrësit, por ai nuk është prekur nga SPAK.

Paratë mbetën të sekuestruara. Në komunikimet e Sky Ecc, dyshohet se janë përmendur emra të njerëzve të drejtësisë. Për momentin SPAK po gjykon 4 persona, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …