O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë…

Një lajm shumë interesant vjen nga Franca!

Të thërrasësh një gjyqtar në zyrë apo t’i shkosh në zyrë, domethënë ta kontaktosh për t’i treguar se “çfarë” dhe “si” duhet ta bëjë punën e tij, sa i pavarur duhet të jetë dhe si të ndëshkojë “të pandëshkueshmit”, në “botën euroatlantike” quhet “KORRUPSION” dhe “TRAFIK INFLUENCASH”, dhe dënohet me burg.

Sapo e paska “ngrënë” për këtë arsye ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Ai është përpjekur të mbrohet me faktin se marrëdhënia me gjyqtarin në fjalë kishte si qëllim t’i dëshmonte “mbështetje dhe ndihmë, duke e nxitur të jetë i pavarur në dhënien e drejtësisë, pa marrë parasysh se kë ka përballë dhe sa i pushtetshëm është”, dhe se “nuk ka të pandëshkueshëm”.

Mirëpo këto lloj “takimesh”, “mbështetjesh” dhe “nxitjesh” në “botën euroatlantike” quhen as më shumë e as më pak se “ndikim i paligjshëm në punën e drejtësisë”.

Megjithëse presidenti i Francës e ka detyrë kushtetuese “të garantojë pavarësinë e drejtësisë”…

Këtu tek ne ndodh një ditë “po”, një ditë “ndoshta”, dhe ditën tjetër prapë “po”, madje nga individë krejt pa lidhje me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare… (?!).

Del edhe në lajme, por nuk quhet “ndikim i paligjshëm” e as “trafik influencash”.

O ne, o Franca, nuk jemi “euroatlantikë” në drejtësi…

Po me gjasë ka “devijuar” Franca… se ne kemi një tufë ambasadash që na tregojnë udhën e duhur.
KAQ!

About Redaksia

Check Also

Po me shëndetin e demokracisë si i bëhet, zonja Ambasadë?

Nga Ilir LEVONJA Ambasada e Amerikës e nis deklaratën me një gjoja dhebshuri për një …