Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit në Durrës është një akt dhune ndaj taksapaguesve shqiptarë. Qeveria e Edi Ramës vazhdon të zhvasë pa mëshirë çdo qindarkë, duke e kthyer edhe rindërtimin në një mekanizëm përfitimesh personale dhe elektorale.
Rasti më i fundit i abuzimit është nga Bashkia Durrës me rikonstruksionin e gjimnazit në Manzë. Për këtë shkollë, e cila ka nevojë vetëm për suvatime, lyerje e dyer të reja, dhe ndërtimin e një palestre, janë alokuar 3.15 milionë euro!
Një rikonstruksion i tillë në vendet europiane, bashkë me palestrën, në standardet më të mira, nuk kushton më shumë sesa 1.2 milionë euro.
Kjo është një vjedhje e hapur, një tjetër aferë që dëshmon se fondet publike nuk shkojnë për përmirësimin e shkollave apo mirëqenien e qytetarëve, por pazare të errëta dhe tendera korruptivë.
Kanë kaluar 6 vite nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe në vend që të kishim shkolla të sigurta, të ngrohta dhe me kushte normale në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë, kemi një qeveri që riciklon objekte ekzistuese dhe i shiten publikut si ‘ndërtime të reja.’
Ky nuk është rindërtim, është mashtrim dhe keqpërdorim i burimeve publike.
Partia Demokratike denoncon këtë krim ekonomik, këtë vjedhje të hapur, këtë lojë me fatkeqësiën kombëtare të tërmetit të vitit 2019. Ne garantojmë qytetarët se abuzimet me fondet e rindërtimit do të hetohen dhe ndëshkohen pa dallim.
Ne sigurojmë çdo shqiptar se, në qeverisjen tonë, fondet publike do të përdoren për qytetarët, jo pushtetarët dhe për makinerinë e mashtrimit elektoral!
Është radha për një qeveri kujdestare të interesave të shqiptarëve!
Është fundi i një qeveri kolaboracioniste të krimit dhe mashtrimit!