Berisha: Edi Rama e ndaloi këngën “Mora fjalë” në stadium me urdhër të Beogradit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha për gazetarët përpara Kuvendit se, Edi Rama e ka ndaluar këndimin e këngës ‘Mora fjalë’ në stadium me urdhër të Beogradit.

“Këto unë kisha për të mos u ndalur edhe njëherë, por do ndalem shumë herë tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve, himnit të këngës ‘Mora fjalë’.

Kënga ‘Mora fjalë’ e Naim Gjoshës u shndërrua edhe falë virtuozitetit të Shkurte Fejzës në një himn të vërtetë të kuqezinjve.

Tani, zëvendësimi që pretendon Edi Rama se i ka bërë me këngën tjetër shumë të bukur kushtuar Shqipërisë ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, janë dy këngë të ndryshme.

Njëherë në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, se çdo ndeshje hapet me himnin kombëtar. Pra, Shqipëria është e pranishme. Flamuri është himni. Së dyti, duhet të jemi të sinqertë, unë e dua shumë ‘Rrjedh në këngë dhe ligjerime’, por për tifozerinë është më lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’.

‘Mora fjalë’ nuk ka asnjë, jo strofë, por as fjalë që të nxisë konfliktualitet, të nxisë armiqësi.

Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror. Nuk ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar. Dhe t’i përkulesh Beogradit, në një kohë kur ai është kryeluftëtari i kombit, është një akt shumë poshtërues.

Unë lexova një që e kishte paraqitur një zëdhënës i federatës, por në fakt ishte e Fugës, se unë ua njoh stilin këtyre fugistëve, është një akt i papërgjegjshëm sepse Shkurte Fejzën e ftuan vetë këta, ne e pamë në stadium.

Edi Rama e ndaloi me urdhër të Beogradit.

Pra janë këto tre momente që duan një përgjigje para se të mblidhet seanca e përbashkët në Prishtinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Risia më e madhe në këto 34 vite është bashkëpunimi i PD me kryemagjistarin e fitores së Trump, Chris LaCivita

Kryetari i PD, Sali Berisha, në vijim të fjalës së tij para Kryesisë, e cilësoi …