Qëlloi me vezë Veliajn, Apeli pushon çështjen ndaj anëtarit të FRPD

Gjykata e Apelit me Juridiksion të përgjithshëm Tiranë, pushon çështjen për anëtarin e FRPD, Oleg Gora, i dënuar me 500 mijë lekë gjobë nga Shkalla e Parë pasi gjuajti me vezë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Avokatja Adriana Kalaja, tha pas seancës se Oleg Gora nuk kishte shkelur asnjë lloj ligji.

Ngjarja u regjistrua NE 15 Qershor 2018, në mometin kur Erion Veliaj po hynte në një takim me aktorët lidhur me debatin në atë kohë mbi Teatrin Kombëtar.

Ai gjuajti me vezë në drejtim të Veliajt, kur kryebashkiaku po hynte në ndërtesën e hotel Plaza dhe menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ta larguar.

About Redaksia

Check Also

Intervista-Hasimja/ E gjithë opozita e bashkuar për të fituar Tiranën me Florin

Pyetje: Zoti Hasimja Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por …