Vasili: Kuvendi është kthyer në shpellë banditësh!

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ligji për barnat që legalizon kanabisin është futur në Kuvend në dhunim të çdo rregulli.

Vasili thekson se parlamenti është shndërruar në një shpellë banditësh dhe Spiropali është thjesht një kukull në dyert e tyre.

“Parlamenti është kthyer nga Spiropali dhe rilindja në një shpellë banditësh që vepron si tribu mafioze.

Rregullorja është asgjësuar dhe mafia e drogës urdhëron futjen e miratimin e ligjeve tamam si urdhrat verbalë te padrinove të mafias. Spiropali bën figurën e një kukulle qesharake, groteske ne kufijtë e debilitetit politik dhe shtetëror duke shkelur nenin 70 te rregullores dhe duke e kthyer Parlamentin ne një kioske private ku shet qoftet vijnë erë kanabis të Ramës”, tha Vasili gjatë fjalës së tij në parlament.

About Redaksia

Check Also

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës “mbetet rrugëve”, ndërsa fondet shtohen pa garë

Nga Ina Media Punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës kanë tejkaluar afatin, ndërsa shteti shqiptar ka marrë …