Berisha: Koha është të shënojmë kthesën! Koha është të mendojmë për veten tonë, është radha jonë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha zhvilloi një takim me pensionistët në Durrës, ku u bëri thirrje shqiptarëve se është koha që të shënojmë kthesën.

Berisha tha se, koha është të shënojmë kthesën. Koha është, të mendojmë për veten tonë, është radha jonë.

Berisha: Pra, siç e shihni ne paraqesim para jush një model tjetër. Ne përmbysim modelin ekzistues të qendrimit ndaj jush, dhe vendosim qytetarin në epiqendër të të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare dhe shpërndarjes së buxhetit dhe të pasurive.

Ne kemi mbetur prapa. Kemi mbetur jo pak mbrapa, se e thashë edhe nëjherë. Se ne ishim më mirë se këta në 2013, dhe këta janë tani disa herë më mirë se ne. Por përsëri ju garantoj se, siç arritëm në vitin 2005-2013 të dilnim në krye, edhe kësaj here ne do të dalim në krye, po.

Vetëm kjo kërkon kontributin e secilit orej jush. Kerkon që të ulemi me çdo qytetar, me çdo mik të njohur, pavarësisht nga bindjet e tij politike.

Çfarë e afron, më thoni ju mua, një socialist me Edi Ramën? Çfarë e lidh atë? Varfëria dhe mjerimi me të cilën e ndëshkon Edi Rama atë? Vjedhja që i bën ai pasurisë publike dhe e le atë të numërojë kafshatat?

Ndaj edhe, le të nisi sa më parë një dialog me çdo qytetar të mirë të Durrësit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Koha është të shënojmë kthesën. Koha është, të medojmë për veten tonë.

Koha është, të sjellim ndryshimin dhe cilido që mund t’ju thotë ju: Po, a i mban këto PD?

Ju pyeteni: çfarë nuk ka mbajtur nga ato që ka thënë?

Kemi patur gjysmën e këtij buxheti. Nuk kemi patur 8 mld buxhet. Jo! Se ishim me taksa të ulëta, dhe prap kthehemi te taksat e ulëta ne, nuk lëvizim nga filozofia jonë. Por ne ama, kemi dyfishuar rroga dhe pensione dhe kemi ndërtuar vepra publike sa kurrë ndonjëherë në Shqipëri. Ne prap do ndërtojmë po aq vepra publike, kurrë me dhjetëfishin e çmimit.

Së dyti, do t’u thonë përsëri. Po a është e mundur? Mos harroni kurrë, se ne jemi ata që kemi bërë të pamundurën të mundur dhe do i bëjmë të mundura të gjitha këto dhe s’do i premtonim kurrë këto në qoftë se nuk ishim të bindur se do i realizonim 100%.

Kështu që, është radha jonë dhe kësaj here ne duhet të krijojmë së bashku frontin më të gjerë për të mirë e çdo qytetari shqiptari që ndan me bashkëkombasit e tij dhimbjen, sakrificat, skamjen, dëshpërimin për gjendjen e vendit të tij.

Faleminderit dhe fitore!

About Redaksia

Check Also

Gjysma e Shqipërisë në errësirë, fajin e ka Berisha!

Qytetet e Fierit, Durrësit, Sarandës, Vlorës, Beratit dhe Lushnjës kanë mbetur pa energji elektrike pasditen …