-Dua të bisedojmë për zgjedhjet e pak muajve më vonë. Kemi një situatë ku të rinjtë e Shqipërisë po largohen. Ju dhe Ramën jeni në politikë që nga fillimi i pluralizmit. Një tjetër politikan është në burg, dhe një tjetër nuk është shumë popullor. Mendoj se mund ta themi kështu. Si mendoni t’i mobilizoni votuesit? Nuk them vetëm si do i inkurajoni njerëzit të votojnë për ju, sepse besoj që të rinjtë as nuk do votojnë fare.
Berisha: Së pari, në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Është një farsë zgjedhore dhe kjo është e pranuar botërisht. Nëse lexoni rezolutat e çdo partie të qendrës së djathtë, ato thonë se zgjedhjet në Shqipëri janë fasadë. Kjo është e vërteta. Së dyti, Edi Rama ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, duke i spastruar me metoda të përllogaritura. Në 2015, sipas statistikave zyrtare, ai arrestoi 38 mijë shqiptarë, më shumë se kudo tjetër në rajon. Përse? Për çështje civile, për fatura të energjisë elektrike dhe ujit. Ai krijoi një perandori frike. Ai shkatërroi dhjetëra mijëra biznese të vogla dhe shtëpi, duke i lënë njerëzit në qiell të hapur, pa mënyra të tjera jetese. Së treti, ai ka vijuar politikën e varfërimit të shqiptarëve. Si mund të jetojë një pensionist me 160 euro? Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Itali, për ushqime, më të larta se në Greqi dhe Gjermani. Çdo gjë. Ai nuk ju ka lënë një alternativë njerëzve përveçse të largohen nga Shqipëria. Një publicist dhe gazetar gjerman ka shkruar që Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Paniç.
Ne po hartojmë një program të bazuar në nevojat kryesore ekonomike të njerëzve. Premtojmë minimumin jetik për çdo qytetar. Premtojmë 500 euro rrogë minimale. Premtojmë dhe do të realizojmë 1200 euro rrogë mesatare. Premtojmë ulje drastike të faturave të energjisë dhe ujit për personat me të ardhura të ulëta. Rama e ka siguruar mandatin duke përdorur makinerinë e blerjes së votave dhe përfrikësimit të njerëzve. Këto janë dy shtyllat mbi të cilat ai siguron votat. Ne jemi të angazhuar në mosbindje civile dhe po përgatitemi për zgjedhjet. Jemi optimistë.
-Është mirë që bëtë disa premtime konkrete, sepse kujtoj që në zgjedhjet e fundit nuk gjeta dot asnjë program të partive të publikuar gjëkundi. Ndaj, faleminderit që dhatë disa premtime konkrete.
Berisha: E kemi gati programin. Do ta diskutojmë, por këto janë disa nga shtyllat kryesore. E quaj paketa e emergjencës, ose programi i 100 ditëve. Pra në 100 ditët e para.