Nuk ka të ardhme për diktaturën në Shqipëri, Berisha: Po bashkoj opozitën kundër narkoshtetit!

Kryetari i Partisë Demokratiuke Sali Berisha ka qenë i ftuar në Podkastin Inside Albania me Alice Taylor në Euronews.

-Më duhet t’ju pyes sepse në një intervistë të mëparshme më keni thënë se kurrë nuk jeni përfshirë në korrupsion gjatë karrierës tuaj. I qëndroni kësaj deklarate edhe sot?

Berisha: Faleminderit që ma bëtë këtë pyetje, tani më shumë se kurrë. Siç e keni parë nga vetingu 32-vjeçar i Sali Berishës, kryer në mënyrën më skrupuloze të mundshme nga mercenarët e prokurorisë. Në 32 vite, çfarë gjetën ata? Nuk gjetën as shkeljen më të vogël. Ata gjetën se Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, gjatë 54 viteve, sepse në diktaturë ne ishim mjekë, kishin 100 mijë euro kursime. Pasi kishin shitur apartamentin, ata kishin blerë një apartament 40 metra katrorë më të madh se i vjetri. Këto ishin të gjitha pasuritë që gjetën gjatë kontrolleve. Së dyti, pasi dështuan në mënyrë spektakolare, ata quajtën korrupsion pagesën e deklaruar të sime bije për një palë pushime familjare, ku ishim të gjithë bashkë dhe ata kishin paguar edhe për mua. Ajo ka bërë edhe një pagesë të deklaruar, me para nga fitimet e saj, për një procedurë shëndetësore për mua. Pra, solidariteti familjar, për herë të parë në histori, konsiderohet korrupsion, ndërkohë që asnjë qindarkë nga fitimet e sime bije nuk vjen nga sektori publik. Ata quajtën korrupsion gjestin filantropik të sime bije dhe bashkëshortit të saj, që paguajnë çdo vit për trajtimet dhe kujdesin e tre familjeve me fëmijë të spektrit autik në Qendrën Rajonale të Autizmit, që drejtohet nga ime shoqe. Kjo, sipas tyre, është korrupsion, por ime shoqe prej 19 vitesh punon atje për shpirtin e saj, pa asnjë qindarkë, në mënyrë tërësisht vullnetare. Vetingu financiar që më bënë ishte ndihmë e madhe, sepse zbuloi turpin dhe presionin politik. Departamenti amerikan i Thesarit u pyet, por nuk gjeti gjë. Ata refuzuan të përfshiheshin sepse nuk gjetën asgjë. Vetingu i dha përgjigjen përfundimtare kujtdo që e kishte akuzuar Sali Berishën.

-Çfarë ndikimi ka pasur kjo në jetën tuaj familjare dhe në arrestin tuaj në shtëpi? Çdo lëvizje vëzhgohet. A keni debatuar për atë që po ndodh? Ju kanë thënë se i keni përfshirë në këtë situatë? Më tregoni si është jeta.

Berisha: Gjatë diktaturës, mora lejen e familjes time për të dalë kundër. Nuk do ta bëja pa lejen e tyre, sepse çfarëdo të ndodhte me mua, ata do të paguanin një faturë të rëndë. Ata pranuan. Tani ata e dinë se ne po luftojmë me një diktaturë të re. Një narko-diktaturë.

-E shihni opozitën të bashkohet ndonjëherë?

Berisha: Hap pas hapi, po.

-Jeni i hapur ndaj kësaj?

Berisha: Po. Ishte traumë e madhe, agresion ndaj opozitës, një puç për zhdukjen e opozitës, që Edi Rama të qëndronte si mbret i këtij vendi. Në këtë kontekst, cila ishte motoja ime që në ditën e parë? Një PD më e hapur, më e fortë, më e bashkuar. E dija se po ndaheshim, se po kalonim një traumë. Thuajse e kemi kaluar. Po përpiqemi të bashkohemi me parti të tjera opozitare. Duhet të krijojmë një front të gjerë për t’u përballur me diktaturën që kontrollon të gjitha pushtetet, që e përdor “SKAP-in” për arrestime politike.

-Kam një pyetje të fundit për ju.

Faleminderit.

-Kam shumë pyetje për ju, por për sot kjo është e fundit. Mendoni se do të përballeni me akuza të tjera? I trembeni një tjetër arresti? Ndoshta frika nuk është fjala e duhur, por a prisni të arrestoheni sërish? Jeni i shqetësuar?

Berisha: Në fakt, nuk jam njeri që trembem kollaj. Kam marrë disa vendime 34 vite më parë dhe jam gjakftohtë. E rëndësishme për mua është që të luftoj deri në orën e fundit të jetës time kundër këtij regjimi, dhe do ta bëj. Do fitojmë. Do triumfojmë! Europa heshti përballë vendosjes së diktaturës. Por jo media. Ata kanë qenë të shkëlqyer, ju kanë treguar të vërtetën njerëzve. Tani kemi tre rezoluta madhore dhe do të vijojmë luftën derisa të fitojmë. Nuk ka të ardhme për diktaturën në Shqipëri.

Në arrest ose jo, ju do të luftoni deri në fund.

Po, do të luftoj kudo që të jem!

Sali Berisha, shumë faleminderit.

Faleminderit Alice, ishte kënaqësi.

Vërtet!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …