Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit 2025
Partia Demokratike ka nisur një epokë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke zgjedhur që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 të udhëhiqet nga ekspertiza e miqve amerikanë republikanë dhe konservatorëve britanikë. Ky angazhim u konkretizua sot gjatë një takimi të rëndësishëm mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe përfaqësuesve të Leadership Institute, Ron Nehring dhe Peter Smallwood.
Gjatë takimit, kryetari Berisha ndau një analizë të plotë të situatës politike në Shqipëri, duke theksuar ndërhyrjet e paligjshme të shtetit në procesin zgjedhor, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe presionin ndaj votuesve nga pushteti qendror. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve amerikanë dhe britanikë si jetike për të ndërtuar një fushatë të fuqishme dhe të drejtë, duke rikthyer shpresën te shqiptarët për një të ardhme më të mirë.
Mbështetja e miqve tanë republikanë dhe konservatorëve britanikë është kyçe për të ndërtuar një fushatë moderne dhe të bazuar në vlera demokratike, deklaroi Berisha. Ai nënvizoi se të rinjtë dhe gratë do të jenë në ballë të kësaj përpjekjeje, duke ofruar një alternativë të re përballë një qeverie që, sipas tij, ka dështuar në tre mandate duke varfëruar shqiptarët dhe keqqeverisur.
Ky bashkëpunim është vazhim i mbështetjeve të rezolutave të miratuara nga IDU dhe EPP, të cilat nxisin përkrahjen për Partinë Demokratike si një partner i besueshëm dhe bsimin që ata kanë se PD ëshë forcë qeverisëse dhe partnere.
Zgjedhja për të udhëhequr fushatën me ekspertizën e republikanëve amerikanë dhe konservatorëve britanikë tregon përkushtimin e Partisë Demokratike për të ndërtuar një strategji elektorale të fokusuar te qytetarët dhe mirëqenia e tyre.