Përgjaken rrugët, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në dy aksidente

Dy aksidente fatale janë regjistruar mëngjesin e së shtunës në vendin tonë.

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas ku një automjet është përplasur me një kamion.

Për pasojë ka humbur jetën 31-vjeçari i identifikuar si Eugen Meka që drejtonte automjetin, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur i lënduar.

Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

Ky është i riu nga Devolli, Eugen Meka i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë.

Eugen Meka (Viktima)
  • Çfarë njofton policia për aksidentin?

“Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

  • Një tjetër viktimë në Durrës

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit.

Drejtuesi i një mjeti me targa angleze ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion të parkuar.

Fatkeqësisht, drejtuesi 22-vjeçari i mjetit me targa angleze, Denis Hoxha ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vëllazërimi në zonën e ish kënetës Durrës.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …