“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist të rëndë dhe uroj që autori e mbështetësit e tij të marrin ndëshkimin që meritojnë”, shkruan Berisha në shënimin e tij.
Reagimi
Dje tregu i Krishtlindjeve i qytetit Magdeburg të Gjermanisë u përgjak. Një terrorist arab, mjek psikiatër nga Arabia Saudite u vërsul me makinën e tij mbi qytetarët në treg dhe vrau 5 persona dhe plagosi mbi 200 të tjerë. Prokuroria gjermane deklaroi se “Referuar hetimeve të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë pakënaqësia mbi mënyrën se si po trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani.” Autoritetet deklarojnë se gjendja e autorit të dyshuar të ngjarjes po ekzaminohet.
Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, si dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve, dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist të rëndë dhe uroj që autori e mbështetësit e tij të marrin ndëshkimin që meritojnë. #sb