Zgjedhjet 2025/ Eksperti amerikan i komunikimit: Presim të shohim kryetarin Sali Berisha kryeministër!

Në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, ku janë angazhuar ekspertë të shumë nga Amerika dhe Britania e Madhe.

Këta ekspertë të Institutit për Lidershipin, një think-tank i rëndësishëm konservator me qendër në SHBA, kanë marrë pjesë dhe kanë trajrtuar të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ron Nehring, drejtues i Institutit të Lidershipit dhe një nga ekspertët më të mirë të republikanëve amerikanë për fushatat zgjedhore, e vuri theksin tek nevoja për të takuar njerëzit, ashtu siç ka kërkuar vazhdimisht lideri i PD, Sali Berisha.

“Duhet të keni një mentalitet shumice dhe jo një mentalitet pakice. Zgjedhjet kanë të bëjnë me besimin dhe të ardhmen. Pra, e ardhmja dhe besimi. Ne e krijojmë besimin duke investuar tek marrëdhëniet,” tha Ron Nehring.

Kurse Peter Smallwood, ekspert i Partisë Konservatore britanike, tha se të rinjtë duhet të luftojnë për idetë.

Ekspertët amerikanë dhe britanikë nënvizuan se presin të shohin Sali Berishën si kryeministër pas zgjedhjeve.

“Nëse ju takoni njerëzit në Shqipëri, ata të sigurt do votojnë për ju. Njerëzit kanë shumë gjasa që të votojnë për ju vetëm se i keni takuar. Shumica e njerëzve nuk mendojnë gjithë kohën për politikën. Kështu që në momentin që arrini t’i kapni, të bëni përshtypje tek ata, të jepni një ide, një vlerë, ky është një moment shumë i rëndësishëm. E dyta, duhet të luftoni për idetë tuaja në vendet ku punoni.

Uroj që ta realizoni këtë dhe ju uroj gjithë të mirat. Me kënaqësi do kthehesha dhe të shoh zotin Berisha si kryeministër,” tha Peter Smallwood gjatë fjalës së tij puiblike në takimin e organizuar në selinë e PD.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …