Zhupa: Ramën e ka tmerruar fushata elektorale, po përdor përpëlitjet e fundit të censurës

Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa, reagoi mbas vendimit për mbylljen e rrjetit social TikTok, ku e cilësoi një akt të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë.

Zhupa u shpreh në postim se Rama zgjodhi ta mbyllë këtë platformë duke justifikuar dështimin e arsimit, sigurisë në shkolla, dështimin e Ministrisë së Arsimit, vjedhjen e parave…

Ndër të tjera Zhupa theksoi se, Ramën e ka tmerruar fushata elektorale dhe kjo po e bën atë të përdorë përpëlitjete e fundit të censurës.

Reagimi

Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjecari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë.
Rama sot lajmëroi se arsimi i dështuar qënka faj i Tik Tokut, se thikat në shkolla i fuska Tik Toku, se drogën në shkolla e coka Tik Toku, se mësimin me dy turne e bën Tik Toku, se mungesën e rezultateve në testin Pisa e manipulon Tik Toku, se mungesën e aktiviteteve në shkolla e ka faj Tik Toku, se ministren e dështuar ja vuri Tik Toku, se paratë e arsimiti vidhka Tik Toku. Edhe pasi gjeti “fajtorin” do e mbyll atë për 1 vit.

Vendimi diktatorial për mbylljen e një rrjeti social si Tik Toku që nuk po e kontrollonte dot është akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Është akt elektoral i pastër dhe përdorim i pushtetit për të shtypur liritë.

Fushata elektorale po e tmerron, po e shfazon dhe po bën përpëlitjet e fundit të censurës. Rezultati që mori Trump te rinia kryesisht nga Tik Tok, ishte prova që duhej mbyllur për Ramën.

Rama shpall se do mbyll sa për fushatë Tik Tokun ku del me keq se kudo, ku ska dot reporte dhe shadowban, ku ska dot app “Aktivisti”, dhe i kanë dalë nga kontrolli propagandës.

Po si kaloi Edi Rama nga mikpritës i yjeve të Tik Tok, nga tik-tokist për vete, nga marrëveshja AMA- Tik Tok te vendimi për mbyllje?! E thjesht pamundësia për ta kontrolluar dhe ju kthimi i tij në një mjet i fuqishëm antipropagandë qeveritare.

Censura nuk do pranohet!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …