Berisha garanton të rinjtë: Akti i parë do jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi ashpër përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të censuruar TikTok-un, duke e quajtur këtë një akt të papranueshëm ndaj lirisë së fjalës.

Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se ky veprim është një tentativë për të mbyllur një platformë që është e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë, por që nuk duhet të jetë objekt i censurës.

Ai akuzoi Ramën për përdorimin e preteksteve të pabaza dhe paralajmëroi për masa të përshkallëzuara kundër këtij akti.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama.

Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë.

Unë nuk them se kanë anë negative, por elementët që i keqpërdorin, duhen kontrolluar ata dhe jo TikToku, dhe jo FB, Instagrami apo mediat e tjera.

Kështu që akti është ekuivalent.

Unë nuk di vend tjetër ta ketë ndaluar TikTokun në botë, por sigurisht do e ndjekin edhe diktatorët e tjerë këtë.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Unë i siguroj gjimnazistët dhe studentët, sepse thotë jam këshilluar me prindërit, le që nuk është këshilluar fare, me prindërit që nuk e përdorin TIkTokun, nuk ke pse këshillohesh.

Duhet të këshillohesh me ata që e përdorin, kjo dihet që është pasioni i të rinjve.

I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues. Sepse po shkel nenin 22 të Kushtetutës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, dështim dhe mosmarrje përgjegjësi për vitin më të errët të arsimit!

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula Teatri i ministres së …