CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Do bëjmë gjithçka për qeverinë teknike, duke e vendosur atë si institucion në Kushtetutë

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se, beteja për të mbrojtur votën e shqiptarëve vazhdon me intensitet të lartë. Ai ka kujtuar se, përpara dy muajsh, mbrojtja e votës ishte një premtim, por tani është një realitet i njohur dhe i mbështetur nga mbarë komuniteti ndërkombëtar, i cili ka dënuar farsën elektorale të Edi Ramës me tre rezoluta.

Berisha tha se, kjo betejë do të vazhdojë me kërkesën për një qeveri teknike, duke propozuar që ajo të njihet dhe të përfshihet në Kushtetutë për të siguruar që nuk do të jetë një ngjarje e përkohshme, por një praktikë e qëndrueshme.

“Beteja vazhdon.

Ashtu është, por tani ka një gjë ndryshe.

Në qoftë se zotimi ynë se do mbrojmë votën e shqiptarëve, gjer para dy muajsh ishte zotim, tani për çdo shqiptar është e qartë se mbarë komuniteti ndërkombëtar ka dënuar farsën elektorale të Edi Ramës me tre rezoluta.

Kështu që gjithçka është në kuadrin e votës.

Do vazhdojë kjo betejë.

Ne do bëjmë gjithçka për qeverinë teknike, duke e ofruar atë, duke e vendosur atë si institucion në Kushtetutë, në mënyrë që të mos jetë kjo jo vetëm për këtë radhë, por gjithnjë.

E provuar në dy vende, në Greqi dhe më vonë në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë rezultate shumë të mira.

Tani unë mendoj se do jem në disa pika, por ta shoh…

Do u njoftoj unë, patjetër”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Ajola Xoxe merret në pyetje në SPAK për pasurinë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur nga SPAK. Mësohet se …