Lideri i opozitës, Sali Berisha nga Zogu i Zi është shprehur se shiu nuk do t’i ndalë protestuesit dhe demokratët në kauzat e tyre.
Berisha tha se demokratët dhe qytetarët janë në marshin e fitores, ndërsa paralajmëroi policinë për ndëshkim, nëse prek qytetarët në mosbindje civile.
Berisha tha se, menduan se rrebeshi, shiu do të bëjë që demokratët të mos përmbushnin misionin e tyre. Ja ku janë në këmbë, më të fuqishëm se kurrë.
Pyetje: Në disa pika policia po përlaset me protestuesit. A keni një mesazh…
Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se të bëjë atë. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici e qeveri shumë herë më tepër se kjo. Ndaj dhe ju them banditëve me uniformë mos prekni asnjë protestues, asnjë demostrues. Janë në të drejtën e tyre kushtetuese.
Jemi në marshin e fitores, ky është marshi i fitores.
Asgjë nuk e shpëton këtë kalbësirë të pakallur. Diktaturat nuk kanë të ardhme, në Beograd studentët po dridhin themelet e vëllaut të Edi Ramës, Vuçiçit.