CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha uron Krishtlindjen: Në këtë ditë lindi hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shfrytëzuar ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë dhe jo shqiptarë për Krishtlindje.

Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar, në të cilën lindi Jezus Krishti, një figurë që ka pasur një ndikim të thellë në formimin e vlerave dhe moralit të qytetërimit perëndimor.

“Edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast për të uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, por edhe joshqiptarë, kudo që janë, gëzuar këtë ditë në të cilën lindi hyji dhe burri, që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat, moralin e qytetërimit perëndimor.

Gëzuar Krishti Mbret!

Gëzuar!”, uroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mosbindja civile, qytetarët bllokojnë Tiranën në kushtet esktreme të motit

bllokim i rrugëve.