Boçi: Si mundet një njeri me uniformë të godasë me shkelma e grushta nënkryetarin e kuvendit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh nga zona e “Pallatit me Shigjeta” se, policia shkeli Kushtetutën duke zbatuar urdhra politikë.

Duke u ndalur te dhuna ndaj nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj, Boçi u shpreh se ‘policia nën urdhra nga komandoja politike e saj fillon dhe godet qytetarët dhe nuk sheh se përballë ka dhe nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë’.

Boçi: Ishte pasojë e agresionit të policisë, situata ishte e agravuar. Policia nën urdhra nga komandoja politike e saj fillon dhe godet qytetarët dhe nuk sheh se përballë ka dhe nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka statusin e tij por ngjarja e rëndë do ishte edhe sikur t’i ndodhte edhe një qytetari të thjeshtë.

Ajo që tërheq vëmendjen dhe të trondit është mënyra se si kjo polici merr urdhra politikë shkel Kushtetutën, ka marrë njoftimin dhe godet qytetarët, deputetët, përfaqësuesit e opozitës, godet nënkryetarin e Kuvendit, godet vetë parlamentin.

Jemi në atë që e kemi thënë, përderisa policia nuk konsideron asgjë, ky është urdhër politik dhe këto urdhra politikë zbatohen vetëm në diktaturë. Nuk mundet një njeri me uniformë të godasë me shkelma me grushta nënkryetarin e kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …