Kalaja: Ne do të qëndrojmë këtu! Qëllimi juaj kriminal kundë qytetarëve nuk do të realizohet

Avokatja Adriana Kalaja ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Policisë, Komisariatit nr 1 që të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës në akset ku po mbahet protesta, duke cilësuar edhe njëherë se kjo Mosbindje Civile është paralajmëruar.

Kalaja tha ndër të tjera se lidhja e kësaj qeverie me krimin nuk i frikëson dhe se protesta do të vazhdojë deri në orën e lajmëruar në parlament.

“Do të qëndrojmë deri në orën 20:00.

I bëj thirrje Ministrit të Brenshëm, nëse nuk e ek pirë vizën sot, pije, ne nuk na tërheq dot sot nga rruga, nga protesta. I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ke dhënë prova se je i lidhur me bandat e krimit, kjo nuk na intimidon.

Do të qëndrojmë këtu sipas njoftimit tonë që ka qenë konfrom dispozitave ligjore, kemi njoftuar që do të ketë protesta në këto akse.

Drejtori i Policisë zbrit në terren, shefi i komisariatit nr 1 kontrrollo situatën.

Ne nuk do të lëvizim përsa kohë që jo vetëm kemi njoftuar protestën tonë bazuar në të drejtat tona kushtetuese, por referuar nenit 6 është detyrimi i organeve policore të sigurojnë mbarvajtjen e protestës. Qëllimi juaj kriminal, antishqiptarë, kundra qytetarëve nuk do të realizohet. Ne do të qëndrojmë këtu, kërkojmë mirkuptimin e qytetarëve pasi ky aks nuk do të hapet edhe sikur të vijn të bna vrasin”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …