Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili përsoi gjendje të fikti gjatë protestës së opozitës, në momentet kur protestuesit po përplaseshin me policinë.

Noka tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj Gjekmarkajt dhe se ky i fundit dyshohet se ka fraktura në brinjë dhe probleme me tensionin.

“E gjithë dhuna është dirigjuar nga drejtuesit e policisë. Unë sa po vij nga Spitali Ushtarak, gjendja e tij është shqetësuese. Policia thotë sikur zotit Gjekmarkaj nuk i ka ndodhur asgjë.

Policia është narkopolici, falsifikatorë nga fillimi dhe deri në fund. Një ngjarje e dhënë live, kanë parë njerëzit dhunën, policia mashtron. Policia thotë se Gjekmarkajt i ka rënë të fiktë dhe nuk ka patur asnjë lidhje me dhunën policore.

Tani që po vij këtu, në spital po i bëhej radiografi të brinjve. Kishte goditje, dyshohet për fraktura të brinjve. Tensionin e ka 18, ka qëndruar i shtypur nga policët mbi 10-15 policë e kanë shtypur, uroj të mos ketë fraktura.

Urojmë ta kalojë shpejt, imagjinoni gjendjen e nënkryetarit të Kuvendit t Shqipërisë. A mund ti besojnë shqiptarët narkopolicisë?”, tha Noka i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

About Redaksia

Check Also

Apeli legjitimoi kontrollet te “Harabeli”, gruaja e Veliajt bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e …