Protesta e opozitës vijon prej më shumë se 2 orësh, ndërsa janë shoqëruar vazhdimisht përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Një protestuese është përplasur me njërin prej efektivëve të policisë.
“Ooo kush je ti që më prek mua me dorë, më shtyu tek makina”, i ka thënë ajo.
Tensionet më të ashpra janë shënuar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Si pasojë e përplasjeve humbi ndjenjat edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili tashmë është dërguar drejt spitalit të Traumës. Lidjhur me këtë deputetët e opozitës kanë akuzuar efektivët se po ushtrojnë dhunë.