CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Si u detyrua SPAK të ngrejë akuzë për grup të strukturuar kriminal ndaj Beqajt

Dy prokurorët e SPAK kanë pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për të ndryshuar akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo është hera e dytë kur SPAK kërkon të amnistojë Beqajn, por detyrohet të ndryshojë qëndrim pas vendimit të gjyqtarëve.

Avokatët e ish-ministrit kanë kërkuar kohë deri në 9 janar për të bërë mbrojtjen.

Gjyqtarja paraprake, Fjorala Davidhi ka rënduar pozitën e Beqajt, ish-zëvendësit të tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, duke i sugjeruar SPAK të ngrejë akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë siç bëjnë me dije burime të pranishme në seancë, gjyqtarja paraprake Davidhi ka kërkuar veçim të dosjes dhe vazhdim të hetimeve nga SPAK për të saktësuar rolin e Ministrisë së Financave në dosjen e sterilizimit.

Gjithashtu edhe të hetohet sipas gjyqtares shtetasi italian Umberto Stakini, që është një nga nënkontraktorët e shoqërive.

Gjykata ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhet akt ekspertim për dëmin financiar të shkaktuar nga Sterilizimi, ndërkohë që pritet të japë qëndrimin e tij edhe SPAK pas këtij vendimi.

Ndërkohë, SPAK është shprehur se pranon të ngrejë akuzat siç i sugjeron gjykata, pavarësisht se mendon se akuzat e ngritura prej prokurorisë ishin të drejta.

Kjo akuzë do e rëndonte pozitën e ish- ministrit përballë ligjit.

“Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet”, thuhet në nenin përkatës për këtë akuzë.

About Redaksia

Check Also

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, dështim dhe mosmarrje përgjegjësi për vitin më të errët të arsimit!

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula Teatri i ministres së …