CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Spahia pas daljes nga SPAK: S’ka lidhje me korrupsion, as me krimin e organizuar, as me para të pista

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka dalë pas rreth 1 ore nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte i shoqëruar nga avokati i tij.

I pyetur nga gazetarët pas daljes nga SPAK, Spahia tha se, çështja e tij nuk ka interes publik dhe sipas tij, nuk ka lidhje as me korrupsionin dhe as me krimin e organizuar.

“S’ka interes publik. Është një deklaratë që nuk ka lidhje me korrupsion, as me krimin e organizuar, as me para të pista, asgjë. Nuk ka interes për opinionin publik”, tha shkurtimisht Bardh Spahia për gazetarët.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …