Spahia u thirr në SPAK pse largoi nga puna të dënuarin me 8 vite burg

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahiaishte këtë të martë në SPAK për të dhënë deklarimet e tij  mbi detyrën qe ka mbajtur si kryetar bashkie në Shkodër.

Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla.

Sipas burimeve të grupit të hetimit, ish-kryebashkiaku Spahia ka thënë se ka zbatuar ligjin për këtë vendimmarrje.

Pra, Bardh Spahija thirret në SPAK për një çështje banale administrative. Për heqjen nga puna, sipas ligjit, të një personi që dikur ka qenë krahu i djathtë i Ademit dhe në fushatën e fundit elektorale është bërë bashkëpunëtor i ngushtë i Benet Becit, por që edhe dashuria me këtë të fundit nuk i ka zgjatur shumë, pasi Beci e përdori për zgjedhje dhe e hoqi nga puna edhe ai.

Mark Molla është gjithashtu një person i dënuar me 8 vite burg për përvetësim prone, 10 muaj për shpërdorim detyre, dhe 10 muaj për falsifikim të dokumentit zyrtar. Gjë e cila i gjendet edhe në dëshminë e penalitetit që vërteton dënimet në fjalë dhe se ai është rehabilituar. Kur ishte Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër nuk e ka deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit.

About Krye Redaktor

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …