Skandali/Veliaj i dha Ajolës rreth 97 mijë euro në vetëm 1 vit nga fondet e Bashkisë

Ola XAMA
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar dhe paguar nga Qendra Harabel dhe projekti Balkan Youth Link Albania. Sipas asaj që ka deklaruar vetë në deklartën vjetore të pasurisë dhe interesave privatë për vitin 2023, Xoxa ka përfituar 44.4 mijë euro nga këto dy shoqata.
Sot në Kronos në MCN TV kemi publikuar listën e eventeve ku Qendra Harabel, që ka të punësuar si Drejtore Kreative znj.Xoxa dhe projekti Balkan Youth Link Albania, janë sponsorizuar në pjesën dërrmuese të ekspozitave dhe eventeve të tyre nga Bashkia Tiranë, projekti “Tirana Kryeqyteti i Rinisë” dhe Agjencia e Industrisë Kreative, këto dy të fundit janë institucione varësie të po Bashkisë Tiranë. Pra skema është e qartë, Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga bashkia e kryeqytetit dhe ku drejtues është bashkëshorti i saj!
Sipas të dhënave të thesarit të shtetit edhe Ministria e Kulturës ka bërë 7 pagesa direkte për Qendrën Harabel në vlerën 39 mijë euro, për të sponsorizuar ekspozitën “Komedia Hyjnore”, projekti “Antikiteti në artin bashkëkohor shqiptar” dhe Ekspozitën Ndërkombëtare të Arteve të Bukura “Zabel”.
Për vitin 2023 znj.Xoxa deklaroi një pasuri në llogari bankare në vlerën 617 mijë euro, ku 97 mijë euro janë shtuar vetëm gjatë vitit të shkuar dhe burimi ka qënë puna e saj në 2 kompanitë private që zotëron dhe pagesat si kuratore nga Harabel dhe Balkan Youth Albania.

About Krye Redaktor

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …