Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se gjendja ekonomike e shqiptarëve është në gjendje alarmante.
‘Është gjendje alarmante. Shqipëria e fundit në rajon për rrogat dhe pensionet, janë rritur vetëm pagat e larta të zyrtarëve’, u shpreh Berisha gjatë takimit me strukturat e PD, Dega 5 Tiranë.
Berisha: Këto arritje janë për ne një stacion i vërtetë për arritjen përfundimtare.
Ne pra e kremtojmë këtë vit të ri pas sakrificash reale, të imponuara të mëdha, por e kremtojmë këtë vit të ri, pasi jemi ngjitur në një stacion nga i cili është në duart tona, në vullnetin tonë dhe asgjë smund të na ndalë për të firmosur në 11 maj, fitoren e merituar.
Fitoren e merituar, sepse së pari ne nuk jemi si ata kurrë.
12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet, mirëpo tregu në natyrën e tij është një mrekulli, por tregu në natyrën e tij është i pamëshirë.
Ai ka ligjet dhe rregullat e veta.
Çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që mirrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013.
Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali.
Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta.
Të paguajë ujin me të njëjtin çmim. Këto qindra mijëra burra e gra janë vendosur në kushte çnjerëzore. Në kushte të pamundësisë së tyre. Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri.
Po kështu janë familjet me rroga të ulëta.
Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipër me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante.
Më sipër fola për tregun. Tregut çmimet nuk i kontrollohen, por ligji tjetër është që rrogat, shpërblimet, rriten, e rriten gjithnjë më shumë se çmimet, nëqoftëse do që pasuria do të gëzohet të shpërndahet në anëtarët e komunitetit, në qytetarët e vendit tënd.
Në vitet 2005-2013, ka një studim ndër më seriozët në botë, Shqipëria u rëndit në veidn e 4-të pikërisht për shpërndarjen e të ardhurave, për shpërndarjen më të mirë. Ishte Zvicra, një vend Afrikan, Zambia apo Kongo, dhe ishte dhe Shqipëria në grupin e 4 vendeve.
Pse ndodhi kjo, si ndodhi?
Dyfishuam rrogat e pensionet, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, dhe ndërtuam mbi 11 mijë km rrugë. Ne u faktuam shqiptarëve se ata të ardhura që kishin po ua kthenim atyre, por ua kthenim me rroga, pensione, po ua kthenim duke ndërtuar rrugë për komunitetin kudo që ishte.
Çfarë ndodhi sot?
Sot ne që ishim në krye për rrogat dhe pensionet në vitin 2013, u rrokullisëm të fundit.
Tregova një ditë grafikun. Rumunët në vitin 2013 kishin rrogën minimale 800 leji, këtë vit rumunët rrogën minimale 3300 leji. Po sigurisht si mund ti lësh ti qytetarët tu. E kanë rritur pra 4 herë.
Dhe unë mora rumunët, po kështu dhe të tjerët. 30% e rriti Turqia rrogën minimale. Si mund ti lësh qytetarët e tu, në një kohë kur vetëm euro është zhvlerësuar me 40 %, çmimet janë rritur me mbi 40% dhe ti vazhdon i mban me atë rrogë. Por nuk ke mbajtur veten me atë rrogë. Se rrogat e larta i ke vendosur më të lartat në rajon. Askush në rajon nuk ka rrogat e larta të Shqipërisë.
Çfarë është kjo? Kjo është mendësi e etërve të tyre, a paimagjinueshme. Është mendësia e vjetër sepse në një vend demokratik, ka diapazone. Rroga e presidentit është asnjëherë më shumë se 4 rroga mesatare të qytetarëve. Dhe kjo në vendet më të pasura, në Gjermani, SHBA. Kurse ti e bën 10-fishin, 10 rroga mesatare, rrogën e presidentit.
100 milionë merr prokurori Dumani në vit. Ti nuk është se nuk je kujdesur për rroga, jo, jo je kujdesur për rrogat e larta, nuk ke qarë kokën, nuk je marrë me rrogat e ulëta.
Përkundrazi cinizmi i tij maksimal dha sihariq këto ditë se janë shtuar me 100 milionë prurja e parave nga emigracioni. Sigurisht se ke përzënë me qindra mijëra dhe ata do të çojnë kur lanë familjet këtu. Në vend që të shihnim kohën që ato gjithnjë pakësohen ata kthehen dhe rivendosin në vendin e tyre, mburret se u rritën remitancat nga emigracioni.